Google ADS

Edhe qumështarët e Kosovës kërkojnë të përfshihen në Pakon Emergjente Fiskale

14:17 | 13 Maj 2020
Arbresh.info

Sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit në Kosovë ka kërkuar që të përfshihet në Pakon Fiskale Emergjente.

Në njoftimin e shoqatës thuhet se në këtë sektor janë regjistruara rreth 8,500 ferma komerciale me 20,000- 22,000 fermerë, shkruan arbresh.info.

Aty thuhet gjithashtu se ky është njeri ndër sektorët më konkurrues dhe gjithëpërfshirës te bujqësisë.

“Sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit është njeri ndër sektorët më konkurrues dhe gjithëpërfshirës te bujqësisë, duke filluar nga lavërtaria e deri te produktet finale te industrisë së qumështit. Ndikimi i këtij sektori në ekonominë vendore, tregun e brendshëm vendor është jashtëzakonisht i fuqishëm në zëvendësim të produkteve nga importi, madje viteve te fundit ka pasur edhe rritje te eksportit. Në ketë sektor janë të regjistruara rreth 8,500 ferma komerciale ku përafërsisht te punësuar ka rreth 20,000- 22,000 fermerë, mbi 50 pika grumbulluese të qumështit me rreth 350 të punësuar, ndërsa qumështoret me rreth 1,000-1,200 të punësuar dhe shumë të tjerë të përfshirë direkt dhe indirekt në këtë sektor. ne si prodhues dhe përpunues jemi thellësisht të indinjuar nga mospërfillja thuajse në asnjë formë të përkrahjes në Pakon Fiskale Emergjente”, thuhet në njoftimin e shoqatave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme