Google ADS

Edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës punëtorët paguhen, por mungojnë dëshmitë se shkojnë në punë

10:13 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Mungesa të evidencave  për vijueshmërinë në punë janë identifikuar edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Gjatë vitit që lamë pas janë identifikuar katër raste në Gjykatën Themelore të Prizrenit ku nuk janë siguruar dëshmi për vijueshmëri në punë për stafin civil, shkruan arbresh.info.

Në të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit, thuhet se KGjK i ka arsyetuar këto mungesa me probleme në sistemin elektronik të vijueshmërisë, por në të njëjtën kohë nuk janë ofruar dëshmi të mbajtjes së evidencës në librin e vijueshmërisë ashtu siç kërkohet me rregullore.

“Neni 7 paragrafi 1 i rregullores nr. 05/2010 e orarit të punës në shërbimin civil përcakton se ”Gjatë orarit të punës të gjithë nëpunësit civil janë të obliguar të jenë në vendin e punës. Çdo nëpunës civil shënohet në librin e vijueshmërisë në punë ose në regjistrin elektronik”. Në katër raste që kanë të bëj me gjykatën themelore të Prizrenit, ne nuk kemi mundur të sigurojmë dëshmi për vijueshmëri në punë për stafin civil. Mungesën e dëshmive për vijueshmëri KGjK e arsyeton me problemet që kishte sistemi elektronik i vijueshmërisë mirëpo në të njëjtën kohë ata nuk kanë ofruar dëshmi të mbajtjes së evidencës në librin e vijueshmërisë ashtu siç kërkohet me rregullore”, thuhet në të gjeturat.

E këto mungesa të mund të ndikojnë që zyrtarët të marrin paga edhe pa punuar.

Mungesa e dëshmive të cilat konfirmojnë praninë e zyrtarëve në punë, mund të ndikoj në kryerjen e pagesave për zyrtarët të cilët fare nuk kanë punuar.”, thuhet më tej në raportin e ZAK-së.

Gjithashtu i është rekomanduar kryesuesit të KGjK-së që të siguroj funksionimin e sistemit elektronik të vijueshmërisë, ndërsa në rast të mos funksionimit të mbahen evidenca të vijueshmërisë në formë fizike në mënyrë që të dëshmohet prezenca e punonjësve në punë.

Ndryshe, Zyra Kombëtare e Auditimit të tilla gjetje ka identifikuar edhe në institucionet e tjera në Kosovë.

Në Ministrin e  Mbrojtjes kur udhëhiqej nga Rrustem Berisha ishin identifikuar disa raste kur punëtorët kanë marrë paga, edhe pse nuk kanë shkuar në punë mbi 2 muaj.

Mos vijueshmëria në punë ka arritur deri në rreth 50 ditë.

Në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, për këtë ministri thuhet se tre punëtorë nuk kanë shkruar në punë deri në 30 ditë, ndërsa një deri në 46 ditë. Sipas të njëjtit raport nuk ka pasur kontrolle dhe mbikëqyrje nga drejtorët e departamenteve për ardhje/vajtje të punonjësve në punë.

“Sipas ligjit 03/L-149 Për Shërbyesit Civil, neni 36 dhe rregullorja së Qeverisë 05/2010 për orarin e punës, neni 4, punëtorët janë të obliguar të punojnë 40 orë në javë. Ne kemi identifikuar tre raste, të cilët gjatë vitit 2019 kanë pasur mos vijueshmëri në punë deri në 30 ditë, derisa në një rast deri në 46 ditë, duke përjashtuar pushimet vjetore, mjekësore dhe festat zyrtare. Në këtë gjendje është reflektuar mungesa e kontrolleve dhe mbikëqyrjes nga drejtorët e departamenteve përkatëse të punonjësve dhe neglizhimit të ardhje/vajtjes së punonjësve në punë”, thuhej në raport.

Të njëjtit nuk kanë dërguar dëshmi për arsyetimin të mungesave./arbresh.info/

Nuk shkuan mbi 2 muaj në punë, punëtorët e Ministrisë së Mbrojtjes i marrin pagat si zakonisht

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme