Menjëherë pas identifikimit të rasteve të para me virusin Covd 19 në Kosovë, Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është kthyer në karantinë për qytetarët e ardhur nga jashtë.
Banorët e përkohshëm të kësaj qendre janë ankuar për kushte jo të mira, shkruan arbresh.info.
Por, së shpejti duket se do të fillojë renovimi i saj.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik . Aty thuhet se do të bëhet furnizimi dhe montimi i dyerve konviktet e kësaj qendre.
E shuma që është planifikuar të shpenzohet është plot 360 mijë euro.
Aty nuk jepen detaje se për sa dyer bëhet fjalë por thuhet se dyert do të montohen në 7 konviktet.
arbresh.info të premten ka provuar të kontaktoj me zyrën për informim në Qendrën e Studentëve për të marrë më shumë detaje por që nuk janë përgjigjur.
Në përshkrimin e shkurt të lëndës thuhet se do të bëhet ‘furnizimi dhe montimi i dyerve në Konviktin nr.1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe nr.7 në Qendrën e Studentëve sipas specifikave’.
Aty ceken edhe kushtet e pjesëmarrjes ndër të tjera kërkohet edhe vërtetim nga ATK dhe Gjykata.
Një nga kriteret e dhënies së kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.
Afati i fundit për pranim të tenderëve është 12 maji, po këtë ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve. /arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030