Dredhëza më e dëmtuara nga bora e prillit

00:19 | 22 Prill 2017
Trina Galanxhi

Bora e prillit që ka rënë këto ditë ka dëmtuar disa nga pemët dhe perimet që janë mbjell jashtë serrave.

Profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci ka treguar se cilat bimë janë dëmtuar më shumë nga bora e rënë.

“Dredhëza do të pësojë dëmtimet më të madha, poashtu kumbulla, pasojnë molla dhe dardha – ndërsa ftoni e pemë të tjera që ende nuk kanë lulëzuar nuk janë të rrezikuara nga dëmtimi”.

Megjithatë Rusinovci ka treguar se gjendja nuk është aq shqetësuese për bimët ashtu siç është paraqitur këto ditë në media. Profesori këto komente i ka bërë në Kosova Direkt të Orës së Fundit.

“Nëse fermerët i kanë trajtuar ato paraprakisht me preparat anti-stresues, nuk mund të kenë shumë dëme”.

“Po ashtu nëse ato ujiten me ujë apo edhe iu digjet kashtë kanë mundësi më të vogla dëmtimi”.

Megjithatë profesori ka treguar se bimët shkallën e ndjeshmërisë e kanë të ndryshme, ndërsa ka thënë nëse paraprakisht fermerët kanë marrë këshilla nga agronomët ata mund edhe mos të kenë fare dëmtime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme