Për të gjithë ata që duan të blejnë një produkt në dollarë, apo të udhëtojnë në SHBA ka një lajm të mirë dhe e kundërta është për të gjithë ata që duan të kthejnë dollarët në lekë. Monedha amerikane ka arritur gjatë ditës së sotme, jo vetëm në nivelin më të ulët të këtij viti, por edhe që nga tetori i 2014-s.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 110.67 lekë, me një rënie prej 0.69 lekë në raport me ditën e mëparshme, shkruan Monitor.
Monedha e gjelbër është shumë më e lirë në raport me fillimin e këtij viti, kur ai këmbehej me gati 130 lekë. Sot, për të blerë 100 dollarë duhen rreth 11 mijë lekë, ndërsa në janar për të blerë të njëjtën sasi dollarësh ishin në nevojshme rreth 13 mijë lekë. Pra kursimi është gati 2,000 lekë për 100 dollarë.
Rënia e dollarit i bën importet e produkteve që blihen me këtë monedhë më të lirë. Kursimi është veçanërisht i lartë për naftën, që blihet me dollarë dhe ku tregtuesit mund të amortizojnë rritjen e çmimeve në bursa përmes zhvlerësimit të monedhës së gjelbër. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 20% e importeve blihen në dollarë.
Edhe për blerjet online ka më shumë leverdi të kryhen në dollarë, apo dhe gjithë tregtarët që punojnë me Turqinë për blerjen e veshjeve e mallrave të ndryshme.
Në të kundërt, euro është forcuar gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke u ngjitur sërish në 133.29 lekë, pas rënies që shënoi në ditët e para të javës. Arsyeja kryesore e forcimit të euros lidhet me ecurinë e saj në bursat ndërkombëtare ku euro arriti sot në 1.21 USD, në nivelet më të larta që nga janari i vitit 2015. Pavarësisht nervozizmit të tregjeve për nivelin e lartë të euros, sërish ajo ka vijuar të mbetet e fortë. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, gjatë ditës së djeshme sinjalizoi se mund të kishte plane në tetor për të hequr dorë nga stimujt mujorë prej 160 miliardë euro, pavarësisht euros së fortë, çka e mbajti lart monedhën e përbashkët.
Ndonëse në bursa euro është e fortë, në tregun vendas ajo vijon të jetë e nënvlerësuar. Në Shqipëri, në janar 2015, kur euro është në të njëjtat nivele me dollarit si sot, ajo arriti për disa ditë edhe mbi 140 lekë, ndërsa sot ajo kuotohet me më pak se 134 lekë.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...