Për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të prokurimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka anuluar tenderin 1.5-milionësh të Doganës së Kosovës për furnizim me banderola.
Ky tender që parashihet të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh përveç vlerës monetare ka peshë të madhe edhe në sigurinë dhe në parandalimin e kontrabandës, pasi falsifikimi apo shitja e kundërligjshme e banderolave e dëmton direkt buxhetin e Kosovës me dy produkte që kanë tatime doganore dhe akcizë dhe rrjedhimisht i sjellin të hyra të mëdha shtetit, shkruan Zëri.
Organi Shqyrtues i Prokurimit për të dytën herë e ka shqyrtuar këtë tender. Herën e parë, ajo kishte vendosur që lënda të kthehet në rivlerësim. Kurse tashmë OSHP-ja ka vendosur që të anulojë dhënien e kontratës që i kishte bërë Dogana kompanisë “De La Rue” me seli në Angli, ku përmes këtij vendimi i tërë procesi të kthehet në pikën zero.
Dogana e Kosovës e ka eliminuar një kompani nga gara për këtë tender 1.5-milionësh me arsyetimin se asaj i ka munguar “Deklarata nën betim”, njëra nga pikat e dosjes së tenderit. Por, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjetur se në ofertën e kompanisë ankuese “KGT-Gieseck Devriet” ka qenë edhe “Deklarata nën betim” e nënshkruar nga dy anëtarët e konsorciumit. Me këtë rast OSHP-ja ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “KGT – Gieseck Devriet” me seli në Prishtinë.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?