Doganat e Kosovës deri në fund të vitit duhet t’i realizojnë mbi 1 miliard euro të hyra. Ky është projeksioni që Qeveria i ka vendosur Doganave me rishikim të buxhetit për këtë vit. Situata politike në Turqi, nuk kanë ndikuar që të ulet importi i mallrave turke në Kosovë.
Kështu tha në një intervistë për KosovaPress, drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili premtoi se doganat do të tejkalojnë projeksionet e të hyrave.
“Me rishikimin e buxhetit për vitin 2016, Doganës së Kosovës iu është rrit parashikimi për 35 milionë euro më shumë, që do të thotë në total për këtë vit sipas parashikimit që iu është vendosur Doganës së Kosovës duhet të realizoj të hyra për 90 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar …Deri më sot Dogana e Kosovës kanë inkasuar 539 milionë euro…Deri në fund të vitit, Dogana e Kosovës, projeksionin e ka 1 miliard e 40 milionë euro që duhet t’i mbledh. Vitin e kaluar ne i kishim 945 milionë euro projeksion, ndërsa, Dogana arriti që të mbledh 951 milionë euro. …Nëse vazhdojmë me këtë trend dhe me këtë vëllim të mallit por edhe kjo luftë e ekonomisë joformale, ne jemi shumë të bindur se do ta kalojmë prapë projeksion deri në fund të vitit.”, tha Rafuna.
Ai ka thënë se në gjashtë mujorin e këtij viti, Doganat kanë realizuar 80 milionë euro të hyra më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas tij, ndikimi i MSA dhe ndryshimet në politikat fiskale nuk kanë pasur ndikime të mëdha në të hyra.
“Sipas MSA mallrat të cilat janë importuar nga vendet e BE-së dhe të cilat janë liruar nga tatimi doganor, shuma është në total prej 8 milionë , çka do të thotë se Dogana e Kosovës 20 milionë euro ka aprovuar lirime sipas MSA-së , dhe sipas vendimeve të ATK-së për lëndë të parë në makineri të prodhimit dhe pajisje të IT-së. Përkundër 20 milionë euro që janë lirime më pak, të cilat nuk kanë qenë të parapara me ligjin e buxhetit për vitin 2016, Dogana ka arrit që ta mbaj trendin pozitiv të të hyrave, kemi 80 milionë euro më shumë… Sa i përket pjesës së lirimeve për lëndët të parë për lirim nga tatimi i vlerës së shtuar për makineritë e prodhimit dhe për pajisjet e IT-së, deri më datën e sotme, janë 12 milionë euro të liruara nga Tatimi i Vlerës së Shtuar”, tha Rafuna.
Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për katër muajt e parë të këtij viti, Turqia ka pjesëmarrje më të lartë të importi. Në periudhën janar-prill të këtij viti nga Turqia janë importuar mallra prej 11.1 përqind të totalit të importeve në Kosovë.
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...