Dogana e Kosovës gjatë vitit 2014 u ka ndalur gjithsej 950 euro stafit të saj civil të cilët morën pushim mjekësor pavarësisht se me Udhëzimin Administrativ 91/2010 parashihet që i gjithë stafi civil ka të drejtë maksimum 20 ditë të punës pushim mjekësor të paguar.
Kështu ka konstatuar Auditori i Përgjithshëm i Kosovës pas auditimit që i ka bërë pasqyrave financiare të këtij institucioni i cili llogaritet të jetë kontribuuesi më i madh i buxhetit të Kosovës, transmeton arbresh.info.
“Ndalesat për shfrytëzim të pushimit mjekësor, për stafin civil nuk janë në pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Në vendimin për ndalesat për pushim mjekësor sipas U.A 91/2010, i gjithë stafi ka të drejtë maksimum 20 ditë pune, pushim të paguar mjekësor pa shtesat e aplikueshme. Në këtë UA ceket qartë që rregullat dhe procedurat për shërbyes civil janë të përcaktuara me dispozitat ligjore për shërbyes civil. Pavarësisht kësaj, ne kemi vërejtur se këto ndalesa janë bërë edhe për stafin civil. Sipas Rregullores Nr. 06/2011 Për pushimet e nënpunësve civil, nëpunësi civil ka të drejtë në pushim mjekësor me pagesë në kohëzgjatje deri në njëzet (20) ditë pune brenda një (1) viti, me kompensim 100% të pagës. Gjatë vitit 2014, për të punësuarit me status shërbyes civil, janë aplikuar ndalesa në vlerë 950€”, thuhet në raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.
Zyrtarët e Doganës i kanë arsyetuar këto ndalesa para Auditorit duke thënë se këtë e kanë bërë në mënyrë që të parandalojnë marrjen e pushimeve të shpeshta mjekësore nga stafi.
“Sipas zyrtarëve të DK-së, arsye për aplikimin e këtyre ndalesave ishte për t‟i ndaluar stafin në përgjithësi marrjen e pushimeve të shpeshta mjekësore, përderisa në vitin 2015 nuk ka raste të tilla”, thuhet më tej në raport.
Auditori shpreh shqetësimin se aplikimi i ndalesave në pagë për pushime mjekësore për stafin civil rrezikon humbjen e besueshmerisë së kontrolleve në Doganë dhe njëkohësisht mund të ndikojnë në demotivimin e stafit.
“Drejtori i Përgjithshëm duhet të siguroj se ka respektuar të drejtën e shfrytëzimit të pushimit mjekësor për stafin civil pa aplikuar ndalesat në pagë”, përfundon raporti i Auditorit sa i përket kësaj të gjeture./F.Gashi-Mehmeti./arbresh.info.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...