Oficerët doganor gjatë ditës së djeshme kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme të mjeteve piroteknike të futura kontrabandë.
Gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë oficerët kanë vërejtur një kombi të bardhë me targa të Kosovës , oficerët kanë tentuar ta ndalin për kontroll, por automjeti ka devijuar rrugën dhe është nisur në drejtimin të kundërt.
Me të vërejtur ketë devijim të rrugës oficerët kanë reaguar duke ndjekur kombin e dyshuar ku edhe pas rreth 3 kilometrash është arritur të ndalet.
Pas kontrollimi dhe ndalimit të personave është konstatuar gjendja e mallrave, materiale piroteknike me origjine nga Kina dhe me peshë prej 2430.50 kg bruto dhe 2250.50 neto (pra 2.2 ton). Mallrat dhe automjeti transportues janë konfiskuar derisa lënda ka vazhduar për hetime.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...