Me vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kompetencat për inspektimin e cilësisë së karburanteve të naftës iu bartën Doganës së Kosovës, me qëllim të rritjes së kontrollit në pikat doganore për naftën e importuar në Kosovë.
Për të diskutuar mbi dispozitat e Udhëzimit Administrativ për Cilësinë e Karburanteve të Naftës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organozi një diskutim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe kompanitë e shpërndarjes së naftës.
Sipas komunikatës për media nga Oda Amerikane, drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha tha se bashkëpunimi i Doganës me sektorin privat është i një rëndësie të veçantë sidomos në aspekt të zbatimit të mirëfilltë të ligjit, zbatim i cili poashtu do të mundësohet përmes laboratorëve të sofistikuar me të cilët është pajisur Dogana dhe bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.
Berisha theksoi se të gjitha kompanitë e shpërndarjes së naftës fillimisht duhet të jenë të pajisura me deklaratën e konformitetit dhe të cilësisë, 3% e të cilave do t’u nënshtrohen kontrollimit të cilësisë brenda ditës.
“Kompanitë e shpërndarjes së naftës u njoftuan nga zyrtarë të Doganës mbi procedurat përkatëse për kontrollimin e cilësisë së naftës së importuar në Kosovë, duke shprehur nevojën edhe për një trajnim të veçantë i cili do t’iu lehtësojë kryerjen e këtyre procedurave dhe si rezultat zbatimin e mirëfilltë të ligjit”, thuhet në komunikatë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...