Dogana e Kosovës është një prej Institucioneve që mbush buxhetin e Republikës së Kosovës.
E ky institucion gjatë 2019-ës qëndroi më mirë duke mbledhur afër 1.2 miliardë euro. Kështu ka bërë të ditur në një intervistë dhënë për arbresh.info, drejtori i përgjithshëm i Doganës se Kosovës, Bahri Berisha.
Berisha ka thënë gjithashtu se gjatë vitit që lamë pas eksportuesi më i madh në Kosovë ka qenë Gjermania, duke u pasuar nga Turqia dhe Kina.
Ai ka folur gjithashtu edhe për importin, eksportin, 1 vjetorin e taksës 100%, kontrabandën, falsifikimin, zyrën doganore në portin e Durrësit, sfidat e 2019-es dhe planin e këtij Institucioni për vitin 2020.
I pari i Doganës ka thënë se gjatë vitit që lamë pas Dogana ka treguar performancë më të mirë duke shënuar rritje të hyrave për rreth 4%.
“Dogana vazhdon të tregojë një performancë jashtëzakonisht të mirë sidomos në aspektin e të hyrave, në vitin 2019 ka mbledhur afër 1.2 miliardë euro. Nëse i marrim parasysh efektet që kanë pas taksa doganore në import, si lirimi për lëndën e parë për prodhuesin e Kosovës, këtu kemi të bëjmë me rreth 80 milionë euro. Taksa që nuk janë mbledhur nga prodhuesit kosovarë, nëse kësaj ia shtojmë ndikimin e MSA-së e cila është mbi 65 milionë euro, por edhe marrëveshja e tregtisë së lirë me Turqinë që ka hyrë në fuqi nga shtatori. Pastaj ndalimi i lojërave të fatit ku ne kemi mbledhë akcizë tregon se Dogana vazhdon të tregoj performancë të mirë. Kemi rreth 4 % më shumë së vitin e kaluar”, ka thënë ai.
Sipas Berishës importi ka shënuar rënie prej -2.3%.
“Shumica e produkteve janë zëvendësuar me prodhues kosovarë apo edhe mund të jetë efekti i migrimit”, ka shtuar ai.
Ndërsa importi nga Serbia e Bosnja ka rënë për 99%.
“Nga këto dy vende në baza vjetore kemi pas import rreth 530 milionë euro e pas vendosjes së masës mbrojtëse importi ka rënë për rreth 99% apo kemi 5-6 milionë euro gjatë këtij viti. Këto produkte janë zëvendësuar nga vendet tjera”, ka thënë ai.
Berisha në intervistën dhënë për arbresh.info ka treguar edhe për vendet nga të cilat importon Kosova.
“Para vendosjes së masës mbrojtëse partneri kryesor i Kosovës në import ka qenë Serbia, por më pas kjo është zëvendësuar dhe sot partnerin kryesor e kemi Gjermaninë, pastaj vie Turqia, Kina, Italia, Sllovenia e Shqipëria që ka treguar rritje gjatë kësaj kohe”, ka shtuar ai.
Ndërsa vendi ynë eksporton kryesisht në shtetet e rajonit.
“Kryesisht edhe për shkak të kostove të transportit Kosova eksporton më së shumti në rajon, në Shqipëri, Maqedonia, Serbi, pastaj vendet e BE-së siç janë produktet e ushqimit por edhe dyer, dritare dhe prodhime të tjera. Është shpresë për eksportin kosovarë që në baza vjetore të ketë një rritje”, ka thënë Berisha.
E sipas tij kontrabanda ende mbetet sfidë për Doganën dhe institucionet e sigurisë.
“Kontrabanda është sfidë për Doganën e Kosovës dhe për institucionet tjera të sigurisë në vend. Ne kemi arritur të parandalojmë shumë raste të kontrabandës, nëse flasim vetëm për vijën e gjelbër apo rrugët malore kemi diku mbi 350 raste vetëm këtë vit, është trendi i njëjtë sikur vitet e kaluara sepse grupet kriminale zakonisht tentojnë të kontrabandojnë produktet që sjelli profit te ta. Më herët ka pas shumë pak raste të kontrabandimit të produkteve ushqimore. Janë kontrabanduar vetëm produktet me akcizë barnat e të tjerat por që tashmë edhe këto të kontrabandohen. Ne kemi edhe 1800 zbulime të tjera dhe 130 raste të veprave penale”, ka thënë ai.
Në intervistën dhënë për arbresh.info, drejtori i përgjithshëm i Doganës se Kosovës, Bahri Berisha ka folur edhe për punën e zyrës doganore në portin e Durrësit, sukseset dhe sfidat e 2019-ës dhe planin e këtij Institucioni për vitin 2020./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...