Njësit e Doganës pas pranimit të informatave nga terreni janë vënë në kërkim të një automjeti në regjionin e Prishtinës i cili dyshohej për kontrbandim të mallrave, me ç rast kanë arritur të kapin 1071 kg hurme me afat të skaduar.
Sipas Doganës, në orët e pasdites automjeti (Mercedes Benz) është lokalizuar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë dhe është ndaluar për kontrollim, pas ndalimit është hapur automjeti (kombi), ku edhe është gjetur një sasi e konsiderueshme e hurmave për të cilat personi nuk posedonte asnjë dokument.
“Nën përcjelljen e doganës furgonin së bashku me drejtuesin e tij është dërguar në Doganë, ku edhe është konstatuar gjendjen e mallit të ngarkuar në furgon. Hurme të freskëta (jo të thara)”Tohid fresh dates” nga Iran (data e skadimit 03/2005 pjesa dërmuese e mallit)-119 pako x 12 copë x 0.75 kg = Total 1071 kg. Mallrat janë konfiskuar dhe është njoftuar AUV lidhur me këtë rast. Vlera e mallit: 1713.6 € Total, shmangie nga taksat: 510.65 euro”, thuhet në njoftimin e Doganave të Kosovës./KosovaPress/
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki