Google ADS

Dogana hap numrin për kontakt me palët në procedura doganore

12:34 | 30 Shtator 2016
Arbresh.info

Nga sot të gjitha kompanitë të cilat janë në procedura doganore të ndryshme mund të thërrasin për të shprehur interesimin apo ndonjë vërejtje lidhur me lëndët e tyre në Doganën e Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, në të cilin thuhet se njësia kompetente e doganës është e ngarkuar që të pranoi të gjitha thirrjet dhe në të njëjtën kohë të ofroi sqarime dhe informata të nevojshme për këto procedura.

“Numrat kontaktuese janë: telefoni  038 540 856, orari i pranimit të thirrjeve është nga 08:00 deri në 18:00 nga e Hëna deri të Shtunën”, thuhet në njoftim.

“Dogana është e përkushtuar të lehtësoi edhe më tej procedurat e importit dhe eksportin, prandaj ftojmë bizneset që të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet t’i adresojnë përmes këtij numri”, thuhet më tej në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme