Dogana e përmbyll projektin e binjakëzimit

11:40 | 20 Prill 2016
Arbresh.info

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me zyrën e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e disa ambasadave të akredituara në Kosovë e kanë përmbyllur projektin e binjakëzimit të filluar në prill të vitit 2014.

Ky projekt i mbështetjes së Doganës së Kosovës ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të këtij institucioni, krijimin dhe zbatimin e sistemi efektiv të drejtë dhe transparent të burimeve njerëzore në mbështetje të reformave dhe procesin e zhvillimit në përputhshmëri me standardet e BE-së.

Drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna, tha se rrugëtimi i këtij binjakëzimi ishte më sfida.

“Ne së bashku e filluam një rrugë të vështirë në prill të vitit 2014 me plot sfida, në këtë periudhë kohore, Dogana e Kosovës e filloi një reformë shumë të thellë për fat tonin në të njëjtën periudhë, në të njëjtën kohë, në të njëjtin vit ne e filluam së bashku edhe projektin e binjakëzimit i cili ka qenë mbështetës i joni në rrugën e gjatë dhe siç e potencova me plot sfida për ta avancu Doganën e Kosovës. Ky projekt ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e Doganës së Kosovës, falë kësaj reforme falë kësaj mbështetje ne kemi arritur që ta kemi performancën më të lartë që prej themelimit të doganës. Përveç arritjes së projeksioneve në vlerat e të hyrave, Dogana në bashkëpunim me binjakëzimin si dhe me EULEX-in kemi punuar në zhvillimin procedurave doganore sipas standardeve, praktikave më të mira të BE-së, duke mos përjashtuar këtu edhe luftimin e informalitetit dhe jetësimin e tregtisë së lirë të mallrave”, tha Rafuna.

Ndërkohë, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, tha se kjo reformë e Doganës së Kosovës është një gurthemel i Kosovës për BE.

“Projekti i binjakëzimit në një formë është bërë gurthemel i BE-së, për vendet kandidate dhe potenciale siç është Kosova me qëllim të plotësimit dhe harmonizimit të legjislacionit të politikave dhe procedurave evropiane. Në këtë kontekst ky projekt e ka ndihmuar Doganën e Kosovës në rritjen e standardeve evropiane. Tani kjo marrëveshje për Stabilizim Asociimi ka filluar së implementuari, Dogana e Kosovës është një nga institucionet kyçe që do të punoj në implementimin e këtij projekti dhe përgatitjet e këtij institucioni përfshijnë ngritjen e kapaciteteve njerëzore që është një faktor thelbësor për procedimin e tretë të legjislacionit doganor”,tha Krasniqi.

Projektin e binjakëzimit e kanë mbështetur edhe institucione ndërkombëtare si zyra e BE-së në Prishtinë, Ambasada e Francës, ajo e Italisë etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme