Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi, ka arritur shifrën rekord në muajin korrik, ku janë arritur të mblidhen mbi 500 milionë euro të hyra, që nga fillimi i vitit e deri më tani.
“Krahasimi me vitin e kaluar, tregon qartazi për një performancë të jashtëzakonshme pasi kemi një rritje prej 76,5 milionë eurove, në vitin e kaluar (2015) Dogana kishte mbledhur rreth 433,4 milionë euro, kurse tani në të njëjtën periudhë Dogana ka arritur të mbledh mbi 509,9 milionë euro që është afër 18 përqind më shumë se viti i kaluar”, thuhet në një komunikatë për media.
Dogana e Kosovës sipas trendeve aktuale, deri në fund të vitit 2016 do të arrijë rekord në mbledhjen e të hyrave në krahasim me vitet tjera pasi presim që këtë vit ta mbyllim me mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës.
Me këtë rast drejtori i përgjithshëm Rafuna theksoi se ngritja e vazhdueshme dhe profesionalizimi i doganës si dhe zbatimi i një reforme të suksesshme që nga viti 2014 ka bërë të mundur që sot të kemi të hyra rekord dhe një doganë moderne e cila ka kapacitetet për të përballur me sfidat ekonomike të vendit.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...