Oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen ilegale të sasisë prej rreth 100 mijë mijë funtave në pikën e kalimin ndërkombëtar të aeroportit “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit të Doganës, mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.
“Dje në orët e pasdite një udhëtare angleze ka hyrë në kanalin e gjelbër ku edhe është selektuar nga oficerët doganor për kontroll pasi imazhet ne skaner kanë shfaqur parregullsi potenciale. Kontrolla fizike e udhëtares ka gjetur mjete monetare te fshehura në thellësi të çantës te vakuumuara. Pasi janë gjetur udhëtarja është kontrolluar detajisht si dhe është vendosur nën kontroll. Pas numërimit te mjeteve është gjetur kjo sasi: 10 GBP X 200 PCE = 2,000 GBP, 20 GBP X 4104 PCE = 82,080 GBP dhe 50 GBP X 140 PCE = 7,000 GBP. Totali është 91,080 GBP. Mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, përmes sektorit të hetimeve në Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në fund, Dogana u bën thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë se kanë obligim ligjor të bëjnë deklarimin e mjeteve monetare të cilat bartin me vete në vlerë mbi 10 mijë euro
Dogana mblodhi 1.2 miliardë euro, u zbuluan 350 raste kontrabanduese në rrugët malore
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...