Dogana e Kosovës thotë gjatë këtij viti ka pasur rritje të të hyrave, si rezultat i ndryshimeve të politikave fiskale dhe marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Sipas një njoftimi për media, Dogana thotë se deri më tani ka arritur që sjellë të hyra buxhetit të Kosovës më shumë se 89.1 milionë euro.
“Përkundër këtyre ndryshimeve fiskale të cilat janë të përmbledhura në tabelën në vazhdim shihet qartë se angazhimi i doganës dhe puna e palodhshme e oficerëve doganor ka sjell të hyra më shumë për 89,1 milion euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Krahasuar me vitin e kaluar, Dogana e Kosovës thotë se të hyrat janë rritur për rreth 14 për qind.
“Deri dje dogana ka arkëtuar 746 milion që në krahasim me vitin e kaluar është 14 % më shumë se viti 2015 që ishte 658 milion. Gjithashtu edhe kundrejt projeksioneve buxhetore për viti 2016 (dogana për këtë vit duhet të mbledh 1 miliard e 40 milion euro) pra ne jemi 22 milion euro apo 3.2% më shumë. Sipas trendit momental ne do të tejkalojmë edhe projeksionin buxhetor deri në fund të vitit. Kjo rritje e të hyrave bëhet edhe më domethënëse kur dihet fakti se gjatë këtij viti kemi pasur ndryshime në politikat fiskale si dhe ka filluar marrëveshja e stabilizim asocimit që kanë reflektuar direkt në të hyrat e mbledhura nga Dogana”, thuhet në njoftim.
Dogana thotë se si rezultat i MSA duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, ka liruar mallra me vlerë të taksës doganore prej 13 milion euro, pra efekti kryesor ishte në taksën e Doganës por edhe në mbledhje e TVSH-së.
“Derisa shtyrja e TVSH-së nga kufiri në brendi të vendit për lëndën e parë, pajisjeve prodhuese dhe teknologjinë informative kanë ndikuar direkt uljen e mbledhjes së TVSH-së me total prej 15 milion euro më pak”, thuhet në fund të njoftimit.
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...