Google ADS

Dogana e ATK-ja nuk do ta arrijnë cakun e të hyrave

09:00 | 14 Maj 2015
Arbresh.info

Dogana dhe Administrata Tatimore nuk do të mund të realizojnë cakun e të hyrave që është vendosur nga Qeveria e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Të dy këto institucione, që janë kontribuuesit kryesorë të arkës së shtetit, kanë thënë se caqet e vendosura nga Qeveria e Kosovës janë shumë optimiste dhe të paarritshme me këtë trend të zhvillimit ekonomik.

Drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna, e ai i Administratës Tatimore, Behxhet Haliti, të mërkurën kanë raportuar për herë të parë para Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Rafuna ka thënë se Qeveria e Kosovës ka planifikuar që Dogana t’i mbledhë afro 100 milionë euro më shumë se në vitin 2014. Thotë se të hyrat e vitit 2014 kanë qenë 871 milionë euro, kurse në vitin 2015 janë planifikuar të hyra në vlerë prej 962 milionë eurosh. Kjo, sipas tij, është e pamundur marrë parasysh ecurinë e ekonomisë në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme