Ditët Austriake-Kosovare 2015 në UBT

16:46 | 10 Mars 2015
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), u mbajt ngjarja “Ditët Austriake-Kosovare 2015”.

Organizimi ishte bërë nga Asociacioni Austriak-Kosovar, Klubi Alpbach Kosovë dhe me mbështetje nga Ambasada e Austrisë në Prishtinë dhe UBT, si dhe anëtarët e Shoqërisë Austriake të Kosovës në Kosovë dhe aktorët kyçë austriakë që mbështesin Kosovën.

Ndër temat kryesore që u shtruan për diskutim ishin: E ardhmja evropiane e Kosovës, përvojat e Austrisë si një shtet që shënon 20-vjetorin e anëtarësimit në BE, sfidat e Kosovës sot në rrugën drejt BE-së, E-Qeverisja si bazë për qeverisje të mirë, E-Qeverisja si bartëse e reformës në fokus në kujdesin shëndetësor , E-Arsimi si faktor kyç për reformimin e arsimit në Kosovë, bashkëpunimi ekonomik midis Austrisë dhe Kosovës, reforma ekonomike në bazë të e-Qeverisë si faktor kyç për investime të mëtejshme të Austrisë në Kosovë, E-Qeverisja dhe bashkëpunimi në inovacion ndërmjet Austrisë dhe Kosovës si faktor kyç për menaxhim urban dhe kadastër etj.

Gjithashtu, gjatë dy ditëve të konferencës, do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të shumtë të biznesit austriak. Përfaqësues të organizatave që përfaqësojnë bizneset kosovare, por edhe vetë përfaqësuesit e biznesit në vend, do të kenë mundësinë e takimit dhe vendosjen e kontakteve për bashkëpunim me këto biznese.

Po ashtu pjesëmarrës në konferencë ishin të ftuar edhe përfaqësuesit më të lartë shtetërorë të Republikës së Kosovës, megjithatë sot i pranishëm ishte vetëm ministri i Administratës Publike Mahir Yağcilar. Fjalën po ashtu e kishet edhe Mentor Hoxhaj, Zëvendës mbikëqyrës kryesor shtetërorë në Agjencinë për Mbrojtjen e të dhënave personale  Pastaj përfaqësues të institucioneve akademike, të biznesit, arsimit, e fushave tjera me interes.

Austrian-Kosovo days 2015 (001)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme