Google ADS

Diskutohet për prodhimtarinë e mollës, perspektiven dhe sfidat

07:27 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Shoqata e pemëve “Pema” nga Kovraga me përkrahjen e programit AGRO të USAID-it organizon sot tryezën e rrumbullakët me temë “Prodhimtaria e mollës në Kosovë – gjendja aktuale, perspektiva dhe sfidat”.

Tryeza mbahet në fshatin Kovragë të Komunës së Istogut tek vendi ku është organizuar zakonisht “Dita e Mollës”.

Fshati Kovragë karakterizohet me sipërfaqet e mëdha të pemishteve me mollë. Me më shumë se 81 hektarë me mollë dhe një prodhimtari të përafërt vjetore prej 2000 ton, ky fshat përbën sipërfaqet më të mëdha me mollë në vendin tonë.

Pemëtarët e këtij fshati janë të organizuar në shoqatën “Pema Kovrage”, e themeluar në vitin 2003. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Safet Blakaj, shoqata ka 14 anëtarë me 81 hektarë molla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme