Google ADS

Diskutohet për implementimin e masave të reja fiskale për vitin 2018

06:56 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Financave Bedri Hamza do të pret në takim  kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliu, kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka si dhe kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha.

Në këtë takim do të diskutohet për implementimin e masave të reja fiskale për vitin 2018, të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës – Ministria e Financave si dhe për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë.

Takimi do të mbahet në sallën e konferencave, kati 11, Ministria e Financave, Ndërtesa Kryesore e Qeverisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme