Google ADS

Dimri nuk do të jetë problem për furnizim me energji elektrike

13:40 | 6 Gusht 2016
Arbresh.info

Në kuadër të investimeve, KEDS është duke bërë revizionimin e të gjitha linjave 10 kW, përkatësisht të Tensionit të Mesëm të Rrjetit Distributiv. Po analizohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin ku paraqitet e nevojshme.

Ky investim, sipas zyrtarëve të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, po bëhet për të rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike gjatë stinës së dimrit edhe atëherë kur ka erëra të forta.

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, për KosovaPress tha se kjo po bëhet që konsumatorët të kenë shërbime sa më kualitative dhe faktorët ekstern, përfshirë kushtet atmosferike, të kenë sa më pak ndikim në furnizimin me energji elektrike.

Përforcimi i rrjetit do të bëhet gjatë tërë muajit gusht, ndërkohë që mund të ketë edhe ndërprerje deri në disa orë për largpërçuesin specifik ku intervenohet.

“Në kuadër të investimeve që po bënë KEDS-i në rrjetin distributiv, aktualisht është duke u bërë revizionimin e të gjitha linjave 10 kW  përkatësisht të linjave të tensionit të mesëm të largpërçuesve anë e kënd territorit të vendit. Kjo po bëhet për të rritur sigurinë e furnizimit. Çka nënkupton siguria e furnizimit? Në rast se kushtet e rënduara atmosferike të faktorëve ekstern kanë ndikim të jashtëzakonshëm duke pasur prishje të vazhdueshme. Ndërsa, revizionimi bëhet në baza vjetore, kontrollohet se a është gjithçka në rregull me linja apo jo. Po qese nuk është në rregull, intervenohet menjëherë, por kjo ndodhë gjatë stinës së dimrit kur ka erëra të forta apo stuhi… Pra, kësaj here hyjmë shumë më të përgatitur dhe kemi shumë më pak ndalesa të energjisë si pasojë e faktorëve nga kushtet atmosferike”, tha Buzhala.

KEDS për këtë kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve. Ngase kjo duhet të merret si investim që e përmirëson shërbimin dhe bëhet për të mirën e të gjithëve, e assesi si reduktim. Ndalja e energjisë aty ku intervenohet është e domosdoshme për shkaqe të sigurisë.

“Investimi në riparime ka nisë tash dhe do të vazhdoi gjatë gjithë muajt gusht, kemi bërë përgatitjet maksimale duke marrë ekipe shtesë nga Turqia. Pra, po flasim për një intensitet maksimal që konsumatorët të përfitojnë sa më shumë. Gjatë kësaj periudhe vlen të theksohet që do të ketë ndalesa të energjisë elektrike në linjat ku intervenohet dhe ato ndalesa zgjatin zakonisht 4 orë, për çka kërkojmë edhe mirëkuptimin e konsumatorëve, mirëpo kjo realisht po bëhet pikërisht që të përfitojnë konsumatorët për shërbime më cilësore dhe shërbime më të sigurta. Pra, të kemi furnizim më stabil me energji elektrike”, tha ai.

Buzhala tha se investimet janë duke u bërë për momentin në Prishtinë, Podujevë  dhe në Gjakovë, ndërsa në ditët në vijim do të ketë edhe në komuna të tera, por do të njoftohet opinioni, përkatësisht konsumatorët e KEDS, për të gjitha intervenimet një ditë më herët.

KEDS është duke njoftuar në detaje për çdo intervenim në baza ditore dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në detajet e fundit.

Ky proces, paralelisht me zvogëlimin e ndalesave të paplanifikuara, ka ulur edhe humbjet, çka ka bërë që përfitimet për konsumatorë të jenë të shumanshme.

KEDS paralel me revizionimin, po vazhdon edhe me qindra projekte anekënd vendit për zgjerim dhe përforcim të rrjetit. E gjithë kjo po bëhet në kuadër të masterplanit të investimeve për periudhën dhjetë vjeçare që parasheh kalimin e rrjetit në standardet më të larta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme