Mbi 1 miliard euro llogaritet kontributi vjetor i diasporës në Kosovë, shumë kjo që është sa gjysma e buxhetit të vendit. Vetëm në vitin 2017, vlera e remitencave ishte më e lartë se 740 milionë euro.
Ndërsa sipas vlerësimeve të tjerajanë edhe diku rreth 300 milionë tjera si shpenzime që nuk kanë kaluar nëpër sisteme bankare.
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se diaspora është investitori më i madh, por çështjet juridike shpesh herë pengojnë punën e investitorëve të huaj që të operojnë këtu.
“Në vitin 2017 diaspora ka kontribuar diku me 740 milionë remitenca në Kosovë, sipas vlerësimeve të tjera diku rreth 300 milionë tjera si shpenzime që nuk kanë kaluar nëpër sisteme bankare, që nuk kanë shkuar në dorë private. Ne besojmë diku mbi 1 miliard është kontributi i drejtpërdrejtë i diasporës çdo vit”
“… buxheti i shtetëror është diku rreth 2 miliardë që i bije që gjysma e buxhetit shtetëror në një mënyre vjen nga diaspora, pra kontributi i diasporës është jetik për vendin tonë, nuk është diçka që qon peshë pak apo shumë, por është jetik dhe e barabartë me kontributin e qytetarëve tanë këtu në aspektin e zhvillimit ekonomik”, tha Gashi.
Gashi tha se sfidat e investimeve të diasporës në Kosovë janë të njëjta me investitorët vendor, ai thekson që më së shumti si problem dhe sfidë e investimeve janë çështja juridike, ku për një lëndë të caktuar në gjykatë i duhet investitorit të presë 3 deri ne 4 vjet.
“Aspekti kryesor është pasiguria juridike sa i përket investimeve, mbrojtja e investimeve. Nuk mund dikush të investoj në Kosovë qoftë vendor, ndërkombëtar apo diaspora kur për një lëndë në gjykatë pritet me 3-4 vite e më shumë për të zgjidh një kontekst juridik që ka të bëjë me një investim apo konflikt financiar ekonomik”, tha Gashi.
“Ky është problemi numër një me të cilën ballafaqohen dhe i frikësohen edhe investitorët klasik të huaj edhe bashkatdhetarët tanë, por dhe vet qytetarët e Kosovës që hezitojnë shpesh të investojnë. Vetëm bankat e Kosovës depozitat e qytetarëve tanë janë mbi 3 miliardë edhe qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë hezitojnë që të investojnë”.
Ai po ashtu tha se për shkak të probleme që ka Kosova me burokra#in%C dhe kushteve që nuk kanë pasur mundësi të iu ofrojnë kompanive të ndryshme për investime, shpesh herë kompani të caktuara fillojnë operime në vendet fqinjë dhe nuk investojnë në vendin tonë.
Sipas tij, për këtë arsye është themeluar kjo ministri dhe Ligji për Investime Strategjike ka krijuar lehtësira që i janë nevojitur Kosovës që një kohë të gjatë, raporton EO.
Ai po ashtu tha se investitorëve iu është krijuar lehtësira në blerjen e pronës dhe çmimet e tyre janë të njëjta me vendet perëndimore.
“Ne mundemi, tokat, prona shoqërore apo të komunës të japim deri në 99 vite në shfrytëzim një investitori i cili garanton që do të punësoj një numër të caktuar të njerëzve tek ne dhe që nuk do të mbyll fabrikën para viteve të caktuara”.
“Të gjitha licencat dhe leja për marrjen në shfrytëzim të tokave apo të objekteve të tjera afariste që janë në pronë publike do të merret shteti i Kosovës dhe jo investitori, që të gjitha këto lehtësira janë duke u bërë me qëllim që të marrim edhe ne një investitor që në të gjithë regjionin ka zhvillim të madh që fatkeqësisht Serbia është një ndër prej shteteve që ka një zhvillim të hatashëm në drejtim të rritjes së investimeve, Maqedonia po ashtu kurse ne jemi shumë prapa”.
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...