Diamond Residence, përtej standardeve të zakonshme të të jetuarit

10:00 | 9 Mars 2020
arbresh.info

I dizajnuar për t ’i plotësuar kërkesat e veçanta, Diamond Residence ofron komoditetin dhe rehatinë përtej standardeve të zakonshme të të jetuarit. Diamond Residence është projekti më i ri në Kosovë i gjigantit Mabetex Group. Ideja e projektit bazohet në vizionin e kompanisë qe te hartoj dhe realizoj projekte të cilësise se larte duke iu përgjigjur më së miri kërkesave të klientëve.

Kompleksi në të cilin eleganca dhe luksi kurorëzohen në një arkitekturë klasike është ndërtuar me shumë përpikëri nga një ekip efikas dhe kreativ. I pozicionuar në Hajvali, në një pikë balancuese në mes të qytetit dhe periferisë, afër zones urbane dhe larg zhurmës, Diamond Residence ofron kushte ideale për një standard luksoz të të jetuarit.

NDËRTIMI

Si pjesë vitale e cdo kompleksi modern luksos,kompleksi Diamond Residence do të ofroj fusha të tenisit sipas standardeve profesionale dhe shtigje për vrapim

DIZAJNI LUKSOZ

E dizajnuar për t’i plotësuar kërkesat e shumta të njerëzve të paktë që do të jetojnë në Diamond Residence. E ndërtuar me përpikmëri, ky kompleks është vendi ku eleganca dhe luksi kurorëzohen në një arkitekturë klasike.

DYSHEMEJA

Për t’iu ofruar komoditet dhe rehati në cdo hap,kemi vendosur që materiali i dyshemesë të jetë parket nga druri bung i klasit të pare.Teknologjia e re e sistemit efiqient të ngrohjes dhe ftohjes nga toka,duke përdorur energjinë gjeotermale i bën dyshemetë tona unike.

PLLAKAT

Banorët e kompleksit Diamond Residence do të kenë mundësinë e përzgjedhjes nga llojet e pllakave te cilat janë qeramikë e klasit të pare,që jo vetëm e plotesojnë komoditetin por i shtojnë edhe funksionalitetin baneses.Ky lloj i qeramikës e bën të mundshme absorbimin e ujit duke garantuar rezistencën ndaj njollave.

ASHENSORAT

Njëra ndër parimet tona kryesore është siguria ne kompleks. Për këtë arsye,ashensorët tonë janë të ndërtuar me teknologjinë më të avancuar dhe me kapacitet mbajtës deri në 3000 kg ose dhjetë persona.

DRITARET

Në mënyrë që të garantojmë qetësi dhe komoditet,dritaret në kompleksion Diamond Residence janë të tipit ClimaGuard Premium, të karakterizuara me xhama të trefishtë dhe për izolim superior akustik dhe termik.Dritaret e përdorura në banesat e Diamond Residence janë të prodhuara nga KBE Window System,një eko-tekonologji e re,e cila përpos ruajtjes së ambientit,plotëson edhe kërkesat fizike ndërtimore siç janë izolimi termik,akustik,dhe shfrytëzimi racional i hapësires.

IZOLIM TERMIK

Vetëm dritaret nuk garantojnë izolom të plotë, andaj ne përdorim edhe izolim termik superior në fasadë për efiçiencë energjetike.

GARAZHA

Me parkingje nëntoksore, Diamond Residence ofron kapacitet për më shumë vetura duke ju mundësuar banorëve qasje për 86 vetura.

ROLETAT

Kualiteti i dritareve tona rritet kur ia shtojmë edhe cilësinë e roletave KBE Rola Plus System.Roletat e vendosura në kompleksin Diamond Residence karakterizohen me një dizajn modern që ofron mundësi të ndryshme dekorimi dhe ngjyrosjeje, montim të shpejtë, dhe mirëmbajtje të lehtë falë siperfaqeve kualitative.

HAPËSIRAT KOMERCIALE

Diamond Residence,përveç rehatisë për banorët,ofron edhe hapësira komerciale prej 2300m2.Këto hapësira do ti përshtaten konceptit dhe idesë së projektit duke ofruar shërbime dhe produkte ne hamoni me kërkesat dhe nevojat e banorëve të kompleksit.

PARKINGJET

Me parkingje nëntokësore, Diamond Residence ofron hapësira me kapacitet të mjaftueshëm,duke përshirë ndriçimin dhe mirëmbajtjen adekuate. Në bodrum është paraparë garazha me 89 vendparkingje si dhe depo doracake për nevojat e rezidentëve.

Mabetex Group, themeluar ne vitin 1991 nga Z.Behgjet Pacolli dhe nje grup inxhinieresh me experience ne ndertimtrari industriale, eshte korporta me e madhe ndertimore ne vend qe vepron edhe ne tregjet boterore.Sot Mabetex Group me seli ne Lugano dhe filiale në 18 shtete, ka arritur për një periudhë relativisht të shkurtër të bëhet njëra ndër korporatat më të rëndësishme duke punësuar rreth 14 mijë punëtore.

Si një kompani me reputacion të lartë e cila është e specializuar në fushën e planifikimit industrial dhe atij civil, Mabetex Group ka një portfolio të gjerë të veprimtarisë në gjithë botën duke përfshirë këtu restaurimin e ndërtesave historike, planifikim urban, ndërtesa administrative dhe publike, spitale, hotele, arena sportive, qendra tregtare, ndërtesa rezidenciale, teatro, auditoriume dhe aeroporte.Qëllimi kryesor i kompanisë është që projektet të jenë sa më cilësore dhe t’iu përgjigjen më së miri kërkesave të klientëve, që njëkohësisht është çelësi i suksesit tonë.

Projektet tona hartohen dhe monitorohen konform standardeve nderkombetare te harmonizuara me rregullore te secilit shtet. Gjatë viteve të fundit Mabetex ka fituar një eksperiencë të konsiderueshme në dizajn të brendshëm, zhvillimin e impianteve për trajtimin e mineraleve si dhe për përpunimin e ushqimit.

Përveq kësaj Mabetex ka qenë aktive në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimin e disa impianteve të pastrimit të ujit.

Grupi është gjithashtu i përfshirë në menaxhim të pronave, kryesisht në Kazakistan, ku ka arritur të menaxhoj më shumë se 1 milion metra katrorë. Zhvillimet ndër vite në Mabetex Group dëshmojnë për ngritje të të ardhurave të kompanisë. Rritja mesatare në pesë vitet e fundit ka qenë 12% që është indikator pozitiv për një të ardhme premtuese për tregun dhe kompanine.

(Artikull i sponsorizuar)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme