Marrëveshjet e firmosura në fushën ekonomike nga dy qeveritë Shqipëri-Kosovë kanë marrë edhe vlerësimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Gjatë një forumi për lirinë ekonomike të organizuar sot në Tiranë, Mark Crawford, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë tha se është një hap shumë pozitiv fakti që Shqipëria ka nisur thjeshtimin e procedurave me tregun e Kosovës.
Ai foli gjithashtu edhe për sistemin e taksave në Shqipëri, aplikimin e TVSH-së, si dhe për eksperiencën e Amerikës në sistemin fiskal, ku çdo shtet ndryshon nga tjetri, dhe po ashtu edhe rezultati është i tillë; dështim ose sukses.
Ndërsa, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj i pranishëm në këtë forum foli për taksimin progresiv të aplikuar nga Qeveria Rama, duke e quajtur atë taksim të drejtë, dhe që nuk çon absolutisht në falimentimin e kompanive apo në varfërimin e të pasurve.
Edhe Ardian Civici, profesor dhe ekspert i ekonomisë nënvizoi faktin se nisur nga eksperienca e vendeve të zhvilluara, sot për ofrimin e shërbimeve publike po aplikohet një sistem liberal, i shkrirjes apo gërshetimit tëshërbimit shtetëror me atë privat.
Këto deklarata u bënë publike sot në kryeqytetin shqiptar gjatë mbajtjes së Forumit të Tiranës për Lirinë Ekonomikë, me temë: ‘Kërcënimi nga Mbirregullimi’, forum i organizuar nga Besart Kadia, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...