Lazim Destani, pronar i kompanisë “Ecolog”, thotë se aktualisht janë në fazën e pritjes së përgjigjes nga institucionet e vendit për zhvillimin e projektit “Qyteti i gjelbër” në një hapësirë prej 11 hektarësh, te fabrika e tekstit “Kosovatex” në Prishtinë.
Sipas tij, ky është një projekt me të gjitha infrastrukturat bazike, ambulanca, shkolla fillore, çerdhe fëmijësh, qendër rekreative, qendër tregtare, hotel dhe apartamente banimi, pra një projekt me kosto shumë-milionëshe, shkruan Zëri.
“Ky është takimi i dytë i Unionit që nga themelimi i tij para një viti në Prishtinë. Fillimisht duhet nënvizuar dhe duhet përshëndetur përkrahja nga institucionet e Republikës së Kosovës, posaçërisht Ministrisë së Diasporës, Drejtorisë për Diasporë, si dhe mbështetja nga bashkësia ndërkombëtare përmes UNDP, IOM, si dhe shteteve si Norvegjia e Zvicra që e përkrahën këtë asociacion në krijim”, ka thënë ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?