Kryesia e Kuvendit ka dështuar që të caktojë seancë për këtë javë në mungesë kuorumi, rrjedhimisht është shtyrë edhe vendosja në rend dite edhe e Trustit, raporton arbresh.info.
“Qytetarët po e presin me padurim tërheqjen e një pjese të parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale, pas rritjes së çmimeve, dhe është mjaftë e rëndësishme. Pritet që për të enjten e javës së ardhshme të vendoset në rend dite”, deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.
Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur edhe Adnan Rrustemi, duke rishprehur qëndrimin se janë kundër tërheqjes së Trustit.
“Përgjigja është e njejtë, edhe veprimi i deputetëve do të jetë në koordinim me këtë përgjigje”, deklaroi Rrustemi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se këtë javë nuk do të mund të ketë seancë të re dhe rrjedhimisht nuk mund të trajtohet çështja e Trustit.
“Problemi thelbësorë qëndron se në qeveri apriori thonë jo. Në këtë fazë shihet që qeveria nuk ka kurrfarë vizioni dhe politike aktive në raport me kërkesën e qytetarëve. Argumenti se Trusti ndikon në politika makro është gabim, sa i përket inflacionit po ashtu është gabim. Nuk është mirë, një kohë u fshehshin mas UNMIK-ut e tash pas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Është gabim shumë i madh nëse nuk procedohet tutje”, deklaroi Tahiri.
Pas dështimit të mbledhjes së kryesisë, deri javën e ardhshme pritet që projektligjet të shqyrtohen vetëm nëpër komisone./arbresh.info/
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...