Dështon shkarkimi i bordit të INFRAKOS-it

12:55 | 19 Korrik 2021
arbresh.info

Kuvendi nuk ka arritur ta votojë rekomandimin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Në mungesë të kuorumit pas një diskutimi të gjatë dhe të ashpër ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës nuk u arrit të votohet kjo pikë.

“Mbetet për një seancë tjetër”, deklaroi kryesuesja e seancës Saranda Bogujevci./arbresh.info/

Diskutim i ashpër për shkarkimin e bordit të INFRAKOS-it, “po e mbyllim edhe Zyrën e Auditimit”

Në mungesë kuorumi dhe të qeverisë Kuvendi dështon të miratojë disa marrëveshjeve

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme