Tani më edhe zyrtarisht ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se konzorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka dështuar të sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resortin e Brezovicës.
Ky dështim për të përmbushur kushtin kryesor ka bërë që javë më parë kompania “Brezovica Resort” LLC (Partneri Privat), të bëjë kërkesë për zgjatjen e afatit deri më 31 maj të vitit 2016.
Sipas ministres, kjo shtyrje ka bazë ligjore, pasi që si standard për marrëveshjet për financim të projekteve, neni VII. 4 e dosjes së tenderit të KPP shprehimisht përcakton se secila palë në Marrëveshjen e PPP-së mund të zgjasë afatet palës tjetër në rast të një dështimi për të përmbushur ndonjë nga kushtet paraprake për hyrjen e plotë në fuqi të Marrëveshjes së PPP-së.
Duke u bazuar në këtë dosje tenderi komisioni ndërministror ka marrë vendimin, që kontrata dhe data e fundit për sjelljen e dokumentacionit, që dëshmojnë mobilizimin e financave, të jetë 31 maji i vitit 2016.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...