Google ADS

Dëshmi të reja për vjedhje në litra në “Al Petrol” (Dokument)

15:29 | 28 Korrik 2015
Arbresh.info

Kompania e derivateve “Al Petrol” nuk e ka ndërmend të ndalet së plaçkitur qytetarët e Kosovës. Pas rasteve të raportuar ditë në parë në media, për një plaçkitje në sasi të naftës, Gazeta Fjala sjellë edhe një fakt të ri se si i janë vjedhur dhjetëra litra naftë një qytetari në Prishtinë.

Afrim Islami pronar i auto-shkollës “Abis” ka treguar për gazetën Fjala se me datën 23 të këtij muaji në piken e shitjes së “Al Petrol” në Dragodan, ka paguar më shumë litra nafte se që i zë rezervuari i veturës së tij.

“Vetura ka pas naftë. Unë i kam thanë ta mbushin plotë rezervuarin. Edhe mos me pas asnjë pikë naftë, golfi 6, nuk zë më shumë se 55 litra. Kjo është e dokumentuar dhe në librezë të automjetet. Mirëpo, unë në këtë pompë kam paguar mbi 58 litra naftë, në vlerë prej 59 euro e 94 cent. Kjo dëshmon se ata mi kanë plaçkitur më shumë se 10 litra, pasi kerri ka pasur naftë në rezervuar”, ka thënë Islami.

Ai ka treguar për Gazetën Fjala se këtë rast e ka lajmëruar në Policinë Kosovës dhe Ministrinë e Tregtisë, por deri tani asnjëri institucion nuk ka marr masa. Nuk me kanë lajmëruar asgjë, edhe pse kanë thënë se do të lajmërojnë të nesërmen.

Gazeta ka tentuar të marrë një përgjigje për këtë rast nga drejtuesit e kompanisë “Al Petrol”, por kjo ka qenë e pamundur.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme