Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është shqyrtuar raporti vjetor financiari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) për vitin 2020.
Anëtari i komisionit nga VV-ja Visar Korencia ka pyetur për disa pagesa për orar shtesë se për çfarë shërbimesh janë kryer.“Për shërbime të zyrtarëve financiarë rreth shfrytëzimit të buxhetit”, është përgjigjur Sekretari i Përgjithshëm, Miran Zeneli.
Korenica poashtu u ka thënë përfaqësuese të Këshillit se pse është bërë tejkalim të buxhetit dhe a janë të vetëdijshëm që kjo nuk duhet të ndodhë.“Jemi të vetëdijshëm dhe është një shumë simbolike, por planifikimi ndonjëherë bëhet aty këtu”, ka thënë Canaj.“Në mungesë të stafit financiar ne kemi qenë të detyruar të vazhdojmë punën jashtë orarit për këtë staf”, ka shpjeguar Islam Canaj, zyrtar financiar në këtë institucion.
Anëtari i Komisionit, deputeti i VV-së Eman Rrahmani ka pyetur se sa punëtorë kanë dhe a kanë të punësuar persona me aftësi të veçanta ashtu siç kërkon ligji.“Numri i stafit në total është 30 kurse person me nevoja të veçanta nuk ka të punësuar”, ka thënë Canaj.Deputetja tjetër e VV-së, Yllza Hoti ka pyetur për shpenzimet që ka pasur për mëditje dhe udhëtimet jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.
“Shpenzimet për udhëtimet zyrtarë janë ato për punëtori të ndryshme ku kemi shkuar kryesisht ne regjion si për Maqedoni”, tha Canaj më tej.
“A keni qenë subjekt i Auditimit dhe cilat kanë qenë konkluzionet”, ka pyetur kreu i Komisionit, Armend Muja.“Nuk kemi asnjë rekomandim për vitin 2019, kurse për vitin 2020 akoma nuk kemi marrë draftin”, ka thënë Zeneli.
Nga Auditori kanë thënë se javën e ardhshme do të jetë i gatshëm Raporti vjetor financiar për këtë Këshill.“Më raportin e ardhshëm do ta kemi rekomandim moslejimi për punë jashtë orarit për stafin sepse është kundër ligjit”.
“Më 24 maj presim komentet përfundimtare, dhe pas kësaj date do të jetë në dispozicion për Kuvendin drafti i parë i raportit”, tha Auditori i përgjithshëm Besnik Osmani.
Kryetari Muja ka propozuat që të shtyhet votimi i raportit për mbledhjen tjetër. Kurse Eman Rrahmani ka thënë se nuk e sheh të nevojshme pasi që ky Këshill ka buxhet të vogël dhe Komisionin e presin edhe shumë raporte të tjera.
“Brenda 10 ditëve kemi synim publikimin e 127 raporteve.
Data 30 qershor është data e fundit që ne të dërgojmë në Kuvend raportet. Komisioni nuk bën asnjë gabim që të miratoj këtë raport sepse nuk kemi hasur deri tash ndonjë keqpërdorim financiar” tha Besnik Osmani.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se nuk është mirë ta miratohet një raport pa pasqyrën përfundimtare të të gjeturave të Zyrës së Auditorit.“Opinioni i Auditorit për këtë këshill është i pastër”, ka thënë Besnik Osmani.
“Po nguteni”, ka thënë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.Raporti i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil u vendos të hidhet në diskutim sërish dhe të miratohet javën e ardhshme.
Në këtë komision ishte paraparë që të raportojnë edhe përfaqësues të Bankës Qendrore lidhur me të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2020, por që kjo pikë e rendit të ditës është anuluar për shkak të thirrjes se seancës parlamentare prej orës 11:00.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...