Google ADS

Deficiti tregtar vetëm po rritet, ekonomistët kanë një zgjidhje

08:00 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kosova vazhdon të ketë bilanc të keq tregtar me vendet evropiane. Deficiti tregtar vazhdon të shënoj rritje edhe 18 vjet pas luftës.

Të dhënat e fundit të statistikave flasin sërish për një disbalanc tregtar të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Muaji nëntor i këtij viti ka shënuar rritjen më të madhe të deficitit, për 13.7 për qind apo  shprehur në euro  230,5 milionë euro, e nëse e krahasojmë më vitin 2016, deficidi tregtar ishte 202,7 milionë.

Eksportet e Kosovës drejtë vendeve të BE-së arritën vlerën në 8.0 milionë euro ose rreth 26.9 përqind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 26.2 përqind.

Partnerë kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 7.6 për qind, Holanda 4.7 për qind, Bullgaria 2.9 për qind dhe Britania e Madhe 2.6 për qind. Kurse partnerë kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 7.6 për qind, Holanda 4.7 për qind, Bullgaria 2.9 për qind dhe Britania e Madhe 2.6 për qind.

Ndërkaq importet e Kosovës nga vendet e BE-së gjatë vitit 2017 ishin rreth 114,8 milionë euro, ose 44.0 përqind e importeve të përgjithshme, me rritje prej 12.3 përqind.

Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania 12.3 për qind Italia 6.1 për qind Greqia 4.7 për qind dhe Polonia me 2.9 për qind.

Eksperti i ekonomisë LulzimBeqiri në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se Kosova edhe pas luftës është e varur nga importet e BE-së, vendeve të CEFTA-së dhe vendeve tjera.

“Republika e Kosovës edhe 18 vite të përfundimit të luftës është e varur nga importet e vendeve të e BE-së, CEFTA-së dhe vendeve tjera. Sipas të dhënave zyrtare nga ASK-ja, Kosova në vitin 2016 kishte importuar mallra me vlerë prej mbi 350 milion euro, çka ky trend i importit vetëm sa është rritur ku deri në muajin nëntor 2017. Republika e Kosovës ka importuar mallra me vlerë 260 milion euro, vetëm në muajin nëntor 2017 kemi importuar mbi 73 milion euro mallra nga vendet anëtare të CEFTA-së  ose 28 për qind të vlerës së përgjithshme të importeve” tha Beqiri.

Po ashtu Beqiri shtoi se Serbia dominon në importin e Kosovës.

“Ende Serbia dominon importin e Kosovës.14.2 për qind e importit total nga vendet e CEFTA-së vjen nga Republika e Serbisë, më pas vjen Maqedonia me 5.5 për qind, Shqipëria radhitet e treta si partner importi me Kosovën me 5.3 për qind”, u shpreh Beqiri.

Sipas tij Republika e Kosovës ka kapacitet të mjaftueshëm të prodhoj produkte që i nevojiten për konsum.

“Republika Kosovës ka kapacitet të mjaftueshëm të prodhoj produkte që i nevojiten për konsum. Siç dihet, bizneset prodhuese e kanë rritur cilësinë dhe janë pajisur me teknologjinë e fundit çka edhe jep një lajm pozitiv se me gjithë problemet, Kosova ka filluar rrugëtimin e plotësimit të disa nevojave të cilat mund t’i prodhoj. Mund të përmendim prodhimin e miellit ku Kosova i plotëson nevojat e veta me 85 për qind, pastaj qumështi, mishi, patatja, pijet etj”, u shpreh Beqiri.

Sipas të dhënave të Statistikave të Kosovës, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s në vitin 2017 arritën në 15,6 milionë euro, ose 52.0 për qind të eksporteve të përgjithshme, që është një rënie prej 5.8 për qind.

Ndërsa partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë : Shqipëria 18.3 për qind, Serbia 15.9 për qind, Maqedonia 11.4 për qind dhe Mali I Zi 5.1 për qind.

Kosova importon nga vendet e CEFTA-s në muajin nëntor 2017. Importet nga vendet e CEFTA-së arritën në 73.0 milionë Euro, ose 28 për qind të importeve të përgjithshme, apo me një rritje prej 11.3 përqind.

Po ashtu Serbia vazhdon të importoj më së shumti në Kosovë, me 14.2 përqind, Maqedonia me 5,5 për qind, Shqipëria me 5,3 për qind dhe Bosnja Hercegovina me 2.4 për qind./B.Agushi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme