Në Kosovë eksporti po mbulon importin më 12.4 për qind. Në një raport të publikuar nga Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK), thuhet se të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lart për muajin prill 2015 prej 196,1 milionë euro krahasuar me deficitin prej 181,3 milion euro me periudhën e njëjtët te vitit 2014.
Sipas raportit eksporti i mallrave në muajin prill 2015 kishte vlerën 27,7 milionë euro, ndërsa importi 223,8 milionë euro, është një rritje prej 13.3 për qind për eksport si dhe 8.8 për qind për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit janë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, produktet minerale e të tjera, kurse përqindja më e madhe eksportit realizohet në Indi, Shqipëri dhe Maqedoni
Ndërsa, importin e përbëjnë produktet minerale, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (11.7%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike e tjera. Përqindja më e madhe e produkteve të importuara në tregun e Kosovës janë nga shteti i Serbisë, Gjermanisë dhe Turqisë.
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent