Google ADS

Dallavere me tenderë në Ministrinë e Infrastrukturës

10:04 | 30 Korrik 2015
Arbresh.info

Zyrtarët e Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës me iniciale: A.Zh dhe Sh.E, janë duke u hetuar për kurdisje të tenderëve në këtë ministri.

Hetime janë duke u zhvilluar edhe për punonjësin B.Sh, i afërt i ministrit, Lutfi Zharku, mëson Tribuna Channel.

Ky i fundit dyshohet se ka krijuar një grup në të gjitha rajonet e vendit për shitje të patentshoferëve.

Sipas burimeve të Tribuna Channel Policia e Kosovës tashmë ka përfunduar hetimet lidhur me këtë çështje dhe ka dorëzuar rastin për procedim të mëtutjeshëm.

Prokuroria e Shtetit nuk i është përgjigjur interesimit të Tribuna Channel për të ditur rreth hetimeve të bëra, sikur që edhe Policia e Kosovës nuk është përgjigjur për këtë çështje.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme