Dalin pagat e punëtorëve të Telekomit të Kosovës me rreth 2 javë vonesë

10:27 | 12 Gusht 2020
Arbresh.info

Punëtorët e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës kanë filluar të marrin pagat për muajin korrik.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj.

Ai ka thënë se ndërmarrja është në gjendje të rëndë financiare.

“Zyrtarisht kanë filluar të dalin pagat dhe ka qenë jashtëzakonisht vështirësi e madhe, dhe do të kemi vështirësi në paga, por besoj fuqishëm që Qeveria të ndihmojë duke investuar. Ne si punëtorë kemi dhënë kontributin tonë, i kemi ul pagat në vazhdimësi, i kemi ul prapë, vetëm e vetëm për ta rimëkëmbur Telekomin, por nuk do ta lejojmë më në asnjë mënyrë si punëtorë që, njerëz që e kanë zhvatur Telekomin e Kosovës, njerëzit që e kanë udhëhequr Telekomin, brenda Telekomit, të nënshkruajnë kontrata te dëmshme, ashtu qysh kanë nënshkruar, dhe që dëmi të paguhet me parë të punëtorëve”, ka thënë ai.

Balaj ka shtuar se nuk do të lejonë që të zhvatet Telekomi i Kosovës

“Tash gjithçka është e qartë, e kemi informuar edhe ministrin e Ekonomisë dhe kryeministrin që nuk do të lejojmë që zhvatësit që kanë qenë të emëruar në Telekomin e Kosovës dhe kanë nënshkruar kontrata të dëmshme të jenë prapë pjesë e menaxhimit në Telekom”, ka shtuar ai.

Ndryshe për mos dhënien e pagave për punëtorët e Telekomit të Kosovës ka raportuar arbresh.info javën që lamë pas.

Problemet me paga kanë filluar pas bllokimit të llogarive bankare që iu bënë më 15 korrik.

arbresh.info ka raportuar ekskluzivisht për këtë bllokim, ndërsa pas disa ditëve negociata mes Qeverisë së Kosovës, Telekomit të Kosovës dhe Z-mobile nuk ishte arritur asnjë marrëveshje, dhe ishin tërhequr të gjitha paratë nga xhirollogaria e ndërmarrjes publike.

Zhbllokimi i llogarive kishte ardhur pas tërheqjes së mjeteve./arbresh.info/

 

EKSKLUZIVE- Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, rrezikohet me falimentim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme