Daja i Nexhat Demakut futet në tregun e fiskalizimit

09:04 | 14 Janar 2016
Arbresh.info

Procesi i futjes së kompanive të reja në tregun e shtrenjtë të arkave fiskale është duke u zvarritur qe sa kohë. Në proces për të marrë licenca për fiskalizim janë dy kompani. Në njërën nga to janë njerëzit e afërt me Partinë Demokratike të Kosovës Më shumë se gjysma e bizneseve aktive në Kosovë, edhe më tutje janë duke funksionuar pa pajisje fiskale, ashtu siç parashihet me ligj, shkruan Zëri.

Pajisja e tyre me arka speciale, që ka nisur nga viti 2012 është bllokuar komplet. Stopimin e këtij procesi e ka bërë vetë shteti, Administrata Tatimore e Kosovës. Këtë vendim ATK-ja e pati marrë nën pretendimet se janë duke pritur që të hyjnë në treg edhe disa kompani të tjera të arkave fiskale, e që, sipas tyre, me ketë do të bëhet edhe liberalizimi i tregut. Në prag të licencimit janë dy kompani. Gazeta merr vesh se njëra nga to është kompania “Service Global EU” me aksionar pronarin e kompanisë “Fer Petrol” e Mehdi Gjoka dhe Ramadan Maloku, pronar i kompanisë Racional, që merret me importin e gazit.

Pronari i “Fer Petrol” njihet si person i afërt me PDK-në, dhe njëherësh është daja i kryetarit të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku. Mehdi Gjoka e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se është në pritje të fiskalizimit, por ka preferuar që të japë shpjegime nëpërmjet postës elektronike, gjë të cilën më pas nuk e ka bërë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme