Google ADS

Covid 19, Australia mbyll kufirin shtetëror për herë të parë pas 100 vjetësh

10:02 | 6 Korrik 2020
Arbresh.info

Kufiri midis dy shteteve më të populluara të Australisë do të mbyllet nga e marta për një periudhë të pacaktuar pasi autoritetet po përpiqen të parandalojnë një shpërthim të koronavirusit në qytetin e Melburnit.

Ky vendim përbënë herën e parë të mbylljes së kufirit mes Victoria dhe Neë South Ëales në 100 vitet e fundit, shkruan reuters, transmeton arbresh.info.

Numri i rasteve të COVID-19 në kryeqytetin Victorian të Melbourne është rritur në ditët e fundit, duke bërë që autoritetet të zbatojnë urdhra të rrepta të distancimit social në 30 periferi dhe të vendosin nëntë kulla të banesave publike në mbyllje të plotë.

Shteti ka njoftuar për 127 infeksione të reja me COVID-19 gjatë natës dhe për dy vdekje.

Kryeministri i NSË, Gladys Berejiklian tha se nuk ka një plan kohor për rihapjen e kufirit, i cili do të patrullohet nga ushtria për të parandaluar kalimet e paligjshme nga 11.59 pasdite me kohën lokale të Martën.

Australia ka 8,500 raste me koronavirus deri tani, ndërsa shpërthimi në Melburn ka ngritur kambanat e alarmit.

Vendi ka raportuar mesatarisht 109 raste çdo ditë gjatë javës së kaluar, krahasuar me një mesatare prej vetëm 9 raste në ditë gjatë javës së parë të qershorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme