Google ADS

Çmimet e naftës afër nivelit më të lartë në 17 muajt e fundit

13:20 | 19 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Çmimet e naftës në bursat botërore javën e kaluar shënuan rritje, duke arritur vlerë afër niveleve më të larat në 17 muajt e fundit, që i detyroi analistët t’i ndryshojnë parashikimet e tyre për lëvizjen e çmimeve të energjensit gjatë vitit të ardhshëm.

“Marka” e Detit verior javën e kaluar u shtrenjtua për 1,6 për qind, duke arritur çmim prej mbi 55,20 dollarë për barel, derisa vlera e naftës së “lehtë” amerikane u rrit për 0,8 për qind në pothuajse 52 dollarë për barel.

Rritja e tillë vijon pas vendimit të Organizatës së shteteve eksportuese të naftës (OPEK) deri në fund të nëntorit për uljen e prodhimtarisë ditore të energjensit nga 1 janari i vitit 2017 për 1,2 milionë barel. Drejt vendimit të tillë u bashkëngjiten edhe disa prodhues të naftës të cilët nuk janë anëtare të kartelit, siç është Rusia.

Ky vendim, i cili është i pari i këtij lloji nga viti 2008, ka për qëllim të kontribuojë për “stabilizimin e tregut të naftës”, gjegjësisht për rritjen e çmimit të naftës me krijim të deficitit të energjensit.

Pas lëvizjeve të tilla të fundit të vlerës së naftës banka investuese “Goldman Saks” i ndryshoi parashikimet e saj për lëvizjen e çmimeve të energjensit në bursat botërore gjatë vitit të ardhshëm.

Banka tani vlerëson se gjatë tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm nafta do të arrijë rreth 57,50 dollarë për barel, kundrejt parashkrimeve paraprake prej 55 dollarë.

Por deri tani OPEK dhe disa vende tjera paralajmërojnë ulje të prodhimit të naftës, në SHBA vazhdon trendi i rritjes së burimeve të sapohapur të energjensit, që filloi para shtatë muajve.

Kompani “Bejker Hjuz” njoftoi se javën e kaluar numri i burimeve aktive të naftës në SHBA është rritur edhe për 12 në 510, që është shifra më e madhe nga janari i këtij viti.

Megjithatë edhe krahas rritjes të prodhimeve në SHBA, analistët vlerësojnë se vendimi i OPEK-ut dhe vendeve tjera prodhuese do të rezultojë me rritjen e çmimeve të energjenist, të cilat në periudhën e ardhshme do të lëvizin mes 50 dhe 60 dollarë për barel.

Nga mesi i vitit 2014, çmimet e naftës u ulën për rreth 100 dollarë, duke arritur deri rreth 30 dollarë për barel në shkurt të këtij vitit, që paraqiste vlerën më të ulët të tyre në 13 vitet e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme