Çmimet e importit kanë pësuar rënie të ndjeshme

16:31 | 16 Qershor 2015
Arbresh.info

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2015. Sipas këtij raporti, indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për -0.5 % në TM1 2015, krahasuar me TM4 2014, ndërsa krahasuar me TM1 2014 çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej -1.4 %.

Tremujori i katërt 2014 – tremujori i parë 2015 -0.5 %

Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -0.5 % në TM1 2015 krahasuar me TM4 2015. Rëniet më të mëdha të çmimeve ishin në sektorët e produkteve minerale (-11.1 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-3.9 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2.4 %), këpucët (-1.6 %), druri dhe artikujt e drurit (-0.5 %), mjetet e transportit (-0.3 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.1 %) dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe qelqit ( -0.1 %).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve në sektorët produkteve bimore (24.0 %), vajrat ushqyese (4.4 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (4.1 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.6 %), instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal, muzikor dhe mekanizmat e orës (2.8 %), letrat dhe artikujt e saj (1.7 %), shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (1.5 %), produktet e industrive kimike (0.9 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (0.4 %).

Tremujori i parë 2014 – tremujori i parë 2015 -1.4 %

Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -1.4 % në TM1 2014, krahasuar me TM1 2015. Rëniet më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (-16.7 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-4.9 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-3.9 %), mjetet e transportit (-3.8 %), këpucët (-1.6 %) dhe produktet e industrive kimike (-0.6 %).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te produktet bimore (19.8 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (7.5 %), instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal, muzikor dhe mekanizmat e orës (6.9 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (6.8 %), shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (5.2 %), letrat dhe artikujt e saj (4.9 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (2.5 %) artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit ( 1.6 %), vajrat ushqyese (1.5 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (0.4 %), druri dhe artikujt e drurit (0.1 %).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme