Google ADS

Cili lider i Kosovës po i emëron drejtorët në BKS?

11:37 | 21 Qershor 2016
Arbresh.info

Byroja Kosovare e Sigurimeve, BKS ka hapur para disa javëve konkursin për Drejtor të ri të Përgjithshëm të saj.

Pretendenti për këtë pozitë, Kujtim Greiçevci i kontaktuar nga Arbresh.info ka deklaruar se gjasat që ai ta fitoj atë janë reale pasi konsideron se i plotëson të gjitha kushtet që kërkohen në konkurs.

Ai ka shtuar se me arritjen e tij në pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të BKS-së, ai do të synoj t’i qoj përpara proceset në të cilat ndodhet ky institucion e sidomos anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

“Gjasat e mija janë reale për shkak se i plotësoj kushtet pasi që  jam i punësuar që katër vite në Byron Kosovare të Sigurimeve, jam në pozitën e drejtorit të Auditimit të Brendshëm. Synoj t’i shtyj proceset përpara në Byron Kosovare dhe qëllimi i parë i jemi dhe i vetëm është anëtarësimi në Kartonin e Gjelbër”, është shprehur Greiçveci.

13515362_1779908245578566_1982546800_n

Ndërkohë, Arbresh.info mëson nga burimet e veta se Greiçevci është eliminuar prej listës së kandidatëve për drejtor të Përgjithshëm të BKS-së për shkak se ai nuk është pjesë e disa individëve që janë të lidhur ngushtë me politikën dhe klanet e saj.

Po ashtu mësohet se në këtë proces të përzgjedhjes së drejtorit të ri të Përgjithshëm ka pasur parregullësi që nga fillimi pasi njerëzit po përzgjedhen pa kritere dhe nëpërmjet klaneve.

Arbresh.info ka siguruar ankesën që ka drejtuar Milan Ilic nga minoritetet i cili siç ka thënë ka mbetur jashtë këtij procesi pasi nuk e ka kuptuar fare që ka konkurs për shkak të përfundimit shumë të shpejtë të tij.

Milic po ashtu ka thënë se do të ankohet edhe në Bashkësinë Ndërkombëtare për padrejtësitë që pretendon se i janë bërë me procesin e zgjedhjes së drejtorit të Përgjithshëm të BKS-së./arbresh.info.

 

testteasfafasfasf

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme