Google ADS

Çfarë vlerësojnë shqiptarët më shumë në jetë?

11:56 | 30 Prill 2015
Arbresh.info

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka bërë një sondazh me më shumë se 80,000 njerëz në të gjithë botën të cilët kanë treguar se çfarë vlerësojnë më shumë në jetë dhe kjo hartë tregon përparësinë numër një pothuajse në çdo shtet të botës. Ata kanë zgjedhur nga 10 vlera: Siguria, Strehimi, Puna, Të ardhurat, Balanca Punë-Jetë, Kënaqësia në jetë, Shëndeti, Arsimi, Komuniteti, Mjedisi. Ajo që bie në sy është që shqiptarët me gjithë shprehjen “Të kemi shëndetin”, në të vërtetë vlerësojnë të ardhurat, njëlloj si Ukraina, Kongo apo Arabia Saudite.

Europa mbizotërohet nga vende ku njerëzit vlerësojnë më shumë shëndetin si dhe Kanadaja dhe kënaqësinë në jetë, vlerë që i japin përparësi edhe në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Australia vlerëson më shumë ekuilibrin mes punës dhe jetës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme