I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një intervistë për Newsmax TV ka thënë se, është duke u përpjekur të krijojë Zonën Ekonomike Mini-Shenzen, duke iu referuar zonës së parë të veçantë ekonomike të Kinës.
Ai në këtë intervistë ka përmendur edhe marrëveshjen ajrore dhe atë hekurudhore që ishin nënshkruar në fillim të vitit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne vendosëm të përfshihemi sepse ka një histori të gjatë të shumë ekspertëve të ndryshëm, të ashtuquajtur ekspertë, që kanë bërë thirrje për çështje politike, duke injoruar kryesisht çështjet ekonomike. Ne bëmë një marrëveshje ajrore, e para ndonjëherë në 21 vjet, një fluturim midis Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës dhe Beogradit, kryeqyteti i Serbisë. Kjo ende nuk është zbatuar plotësisht, por ne kemi marrëveshjen, dhe ne jemi duke punuar në të. Njësoj me marrëveshjen hekurudhore, e cila do të hapte kufijtë për tregti, dhe një marrëveshje të madhe kufitare me trafikun motorik. Çfarë jemi duke u përpjekur të bëjmë është të përqendrohemi në situatën ekonomike, të krijojmë një ‘Zonë Mini-Shenzhen’”, citohet të ketë thënë Grenell, shkruan Telegrafi.
Sipas tij, kjo zonë do të sjell investimet evropiane dhe ato amerikane në rajon.
“Sillni bizneset evropiane dhe amerikane në rajon, dhe atëherë unë mendoj se evropianët do të kenë më shumë sukses në anën politike. Ne po mundohemi të jemi të dobishëm dhe po përpiqemi të zhvendosim modelin, sepse pas 20 vjetësh ende nuk kemi parë përparim të mjaftueshëm”, ka thënë ai.
Por, çfarë është Zona Speciale Ekonomike Shenzen?
Zona Speciale Ekonomike Shenzhen (SEZ) është një qendër e biznesit, teknologjisë dhe shërbimeve financave në Kinë. Kjo zonë është krijuar në vitin 1980 dhe aktualisht ka një sipërfaqe prej 493 kilometra katrorë. Shenzhen ka portin e tretë të kontejnerëve të mallrave më të madh në botë, përcjell Telegrafi.
SEZ është e njohur për parqet industriale, siç është Huawei Tech City, po ashtu është shndërruar në një nga qendrat kryesore financiare në Kinë.
Në këtë zonë, investitorët marrin përfitime të veçanta tatimore dhe trajtim preferencial për investimet e huaja.
Shenzhen u rrit në mënyrë eksponenciale dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto për kokë banori i kësaj zone që nga viti 1978 deri 2014 u rrit më 24,569 për qind. Në vitin 2017, PBB-ja e Shenzhenit tejkaloi 338 miliardë dollarë amerikanë për shkak të rritjes së shërbimeve teknologjike, ku kjo rritje tejkaloi atë të Hong Kongut dhe Singaporit. Gjithashtu është shtëpia e Bursës së Shenzhenit dhe një nga qendrat më të ngarkuara financiare në botë.
Zona në vitin 2017 kishte mbi tre milionë biznese të regjistruara, ku një kompani ka mesatarisht katër persona të punësuar. Produktiviteti ekonomik i Shenzhenit është rritur me 200 për qind në vetëm gjashtë vjet.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit