Certifikohen mbi 50 të rinj në bujqësi dhe turizëm

11:25 | 22 Qershor 2016
Arbresh.info

Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ certifikoi mbi 50 të rinj nga projekti “Programi Përshpejtues në Bujqësi dhe Turizëm – ATAR”, ndërsa 25 prej tyre janë përfitues të grandeve prej 2500 euro, me çka do të realizojnë projektet e tyre për vetëpunësim.

Në përmbyllje të këtij projekti u bë e ditur se për të qenë pjesë e tij kishin aplikuar rreth 400 të rinj, ndërsa në fund janë zgjedhur 50 prej tyre, të cilët janë trajnuar për gjashtë muaj në lidhje me projektet në ndërmarrësi dhe idetë e vetëpunësimit.

Drejtoresha ekzekutive e FIQ-it, Dajana Berisha tha se ky projekt është model suksesi i cili ka arrit të krijojë ndërmarrës të rinj.

“Projekti ka ndihmua në masë të kënaqshme në vetëpunësimin e të rinjve. Ne ia kemi dal të krijojmë një rrjet të ndërmarrësve të rinj, të cilët veç sa kanë fillua të bashkëpunojnë me bizneset ekzistuese në Kosovë”, tha Berisha.

Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se kjo ministri do të vazhdoj bashkëpunimin edhe në projekte të tilla.

“Kemi filluar të fusim në binar format e vetëpunësimit. Kemi fillua skema të tjera ku kemi përkrah bizn eset në një pagesë të pagës. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë që projektet e tilla ti masivizojmë. Ky projekt ngërthen shumë aspekte si punësimin, edukimin për ndërmarrësi dhe vetëpunësim. Me ndërmarrësi njerëzit mund t’i ndihmojnë vetës, familjes dhe vendit”, tha ministri Abrashi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme