Çdo i gjashti qytetar në Kosovë ka veturë

12:51 | 11 Mars 2016
Arbresh.info

Kosova ka një popullsi rezidente prej 1.8 milionë banorësh, ndërsa sipas të dhënave zyrtare ka mbi 300 mijë vetura të regjistruara, që tregon se çdo i gjashtë qytetarë ka një veturë në pronësi. Këtu përfshihen vetëm makinat që janë të regjistrua në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Prishtinë.

Vendimi i Qeverisë që Kosovës i marrë me 24 mars të vitit të kaluar i cili lejon importim të veturave më të vjetra se 13 vjet, ka bërë që numri i këtyre veturave të shënojë rritje. Vetëm gjate vitit 2015 në territorin e Kosovës kanë hyrë rreth 17 mijë e 988 vetura të përdorura. Vlera e tyre është afro 50 milionë euro.

Ndërkohë, bazuar në të dhënat e doganës importimi i veturave të reja është dukshëm më i ulët se sa i atyre të vjetra. Që nga janari i vitit 2015 e deri në dhjetor, në Kosovë kanë hyrë vetëm 1 mijë e 261 vetura të reja. Ato arrijnë vlerën 5 milionë e 303 mijë e 693 euro, raporton gazeta Fjala.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë janë mbi 300 mijë vetura të regjistruara. Në këtë shifër sipas MPB-së përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vendimet, ri-regjistrimet dhe legalizimet.

Ndërsa, sipas MPB-së vetëm në vitin e kaluar janë regjistruar 7 mijë 680 vetura, këtu përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vazhdimet, ri -regjistrimet dhe legalizimet.

Kosovarët siç duket janë të pasionuar pas veturave gjermane, ndërsa më të preferuarat mbesin ato që vozitën në Zvicër. Madje gjatë pazarit për to kosovarët përdorin shprehjen “Këtë veturë e ka vozitur vetëm një plakë në Zvicër”.

Tipi i cili dominon është ai dizel. Gjithsejtë 12 mijë e 855 vetura të përdorura të këtij tipi kanë hyrë nga Gjermania në Kosovë gjatë vitit 2015. Vlera totale e tyre arrin mbi 31 milionë euro.

Vendi i dyte nga i cili importohen vetura për në Kosovë është Franca me rreth 1 mijë e 228 vetura. E vendet për të cilat kosovarët nuk kanë interesim për t’i përdorur veturat e tyre, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës po del të jenë, Austria, Meksiko, Belgjika, etj.

Në bazë të të dhënave të Doganës vërehet ulje e sasisë së importit të veturave të tipit benzin. Nga kjo për vitin 2015 në Kosovë kanë hyrë rreth 2 mijë e 474 vetura me këtë lloj. Shteti nga i cili kosovarët marrin më shumë vetura edhe në këtë rast është Gjermania me rreth 1 mijë e 582 vetura të tipit benzin.

Në anën tjetër, edhe mesatarja e veturave që janë në shitje në tregun e Kosovës është mjaft e vjetër. Sipas të dhënave që ofron gjirafa.com, në tregun e Kosovës janë në shitje mbi 37,000 vetura. Ndërsa sa i përket kilometrave të kaluara, del se mesatarja është 126,669 – 162,481 kilometra. Por ka dyshime se shumica janë të rifomatuara.

– See more at: http://www.albinfo.ch/kosove-cdo-i-gjashti-qytetare-ka-veture/#sthash.syjo99Z0.dpuf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme