Buxheti shkon në Kuvend, t’i hapet rrugë ekzekutimit të mjeteve të Pakos Emergjente

10:13 | 7 Korrik 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka përfunduar procesin e rishikimit të buxhetit si dhe ka dërguar në Kuvend. Ministria e Financave po kërkon nga Kuvendi që sa më shpejt ta miratoj rishikimin e buxhetit që të hap rrugën për ekzekutimin e mjeteve në Pakon Emergjente dhe të fillojë implementimi i Pako e Rimëkëmbjes.

Zëvendësministri Agim Krasniqi i tha Ekonomia Online se buxheti është zvogëluar në vlerë prej 2.6 miliardë euro.

Krasniqi deklaroi se në rast se dështon votimi i procesit të rishikimit të buxhetit do të ketë humbje të mëdha ku më së shumti do të dëmtohen qytetarët dhe bizneset.“Procesi i rishikimit ka përfunduar ka qenë i vështirë. Është dashur të koordinohet me ministritë e linjës dhe me u plotësua nevojat urgjente që janë që kanë pasur të bëjnë me planin për mbulim të shpenzimeve të Pakos Emergjente dhe me u përgatit fonde për rimëkëmbje ekonomike. Rishikimi i buxhetit në krahasim me buxhetin origjinal prej 3 miliardë është në 2.6 miliardë euro”.“E mirë e procesit të rishikimit është që investimet publike janë ruajtur. Buxheti ka shkuar në Kuvend. Kishte qenë mirë që sa më shpejt të del në seancë e të miratohet. Pako Emergjente nuk mund të ekzekutohet pa rishikim të buxhetit e as të fillojë Pakon Rimëkëmbjes. Humbjet do të jenë për qytetarët dhe bizneset”, u shpreh Krasniqi.

Me votimin e rishikimit të buxhetit, mund të ekzekutohen automatikisht 100 milionë euro. Krasniqi e sheh si të mirë të procesit të rishikimit mosfutjen e projekteve të reja, raporton EO.Por, Krasniqi thotë se nëse procesi i rishikimit dështon do të ketë pasoja të mëdha. Siç tha ai se do të rritet papunësia, përfshirë edhe në sektorin publik si dhe do të ketë më pak prodhim.“Lirohen menjëherë mjetet për të implementuar pakon emergjente, menjëherë mu vendos 80 deri 100 milionë, kjo e rritë mirëqenien e qytetarëve dhe kërkesën agregate. Pasojat do të jenë se do të kemi më pak prodhim, punësim ose largim të punësimit edhe të sektori publik”.“Në vitin tjetër nëse ky ngërç politik vazhdon atëherë dëmet do të jenë më të mëdha në rast se vonohemi me procesin.

Procesi i rishikimit të ndodhë në leximin e parë duke parë situatën. Kësaj radhe nuk ka mundësi për të futur projekte të reja” , ka thënë Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme