Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se, Projektligji për Buxhetin i miratuar sot nga Qeveria e Kosovës, është një buxhet i bazuar në planet dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.
Krasniqi, tha se buxheti i ri, do të mbulojë shpenzimet e projekteve të kaluara ndërsa parasheh edhe nisjen e projektve të reja.
“Buxheti prej 1.68 miliardë eurosh burime kryesore do të ketë të hyra të rregullta buxhetore. Ndërsa pjesa më e madhe e këtyre të hyrave do të jenë Doganat, ATK-ja, tatimet nga nivelet qendrore e komunale”.
“Ky buxhet i planifikuar është sipas rregullave të përgjithshme, sepse ne kemi vlerësuar se mund të rritet, pasi që në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi paraparë edhe një klauzolë të re”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka folur edhe për prioritete e buxhetit, derisa ka thënë se beson që Kuvendi do ta miratojë Buxhetin më së largu deri me shtatë dhjetor.
“Prioritet është qëndrueshmëria fiskale. Buxheti mbështetet në të hyra të qëndrueshme, dhe i plotëson e merr përsipër të gjitha obligimet e Qeverisë”.
“Ky buxhet është i bazuar në prioritete të caktuar nga Qeveria dhe i kryen obligimet e pagave dhe obligimeve të tjera”.
“Në kuadër të këtij buxheti është përfshirë edhe paketa sociale, pensionet, rritja e skemave sociale, etj”, ka sqaruar Krasniqi, duke shtuar se me “buxhetin e vitit të ardhshëm të gjitha projektet plotësohen, dhe sigurohen mjetet, po ashtu edhe për projektet tjera të mëdha, siç janë rrugët, Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë, po ashtu edhe rrugët tjera rajonale”.
Zëvendësministri i Financave tha se ministrat e pakënaqur me buxhetin kanë të drejtë të ankohen, por ministria duhet të bëjë balancimin në përfshirjen e projekteve, prandaj nganjëherë është e domosdoshme të lëviet në prioritete.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...