Bullgaria nuk ka kritere për aktualizimin e rrogës minimale

08:17 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Bullgaria është një nga tri vendet në BE të cilat nuk kanë ligj me kritere për aktualizimin e pagës minimale të punës. dy shtetet e tjera janë Rumania dhe Estonia.

Kjo bëhet e qartë nga dokumenti i Komisionit Evropian me të cilin shpallet fillimi i etapës së dytë të konsultimeve me sindikatat evropiane dhe organizatat e punëdhënësve. Konsultimet janë për mënyrat në të cilat do të garantohen rroga të drejta minimale të të gjithë punëtorëve në BE. Etapa e parë ishte në janar dhe shkurt dhe atëherë komisioni mori përgjigjet e 23 partnerëve socialë evropianë. Mbi bazë të tyre u konklodua se janë të domosdoshme veprime suplementare në nivel të BE-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme