Google ADS

Bujqit me kartela, marrin derivate me çmime më të ulëta

11:54 | 13 Qershor 2016
Arbresh.info

Kompania e derivateve të naftës Al Petrol, në bashkëpunim me Odën Amerikane kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për t’i pajisur të gjithë bujqit e Kosovës me kartela, me anë të së cilave bujqit do të kenë mundësi që të furnizohen me derivate me çmime më të ulët në të gjitha pikat e Al Petrol nëpër Kosovë, ku gjithsej janë mbi 70 sosh.

Në një njoftim për media thuhet se aktiviteti i sotëm ka për qëllim stimulimin e prodhimit vendor ngase siç thanë ata pa prodhim vendor ekonomia e vendit nuk do të mund të ketë zhvillim të mirëfilltë.

“Duke marr parasysh që në Pranverë bujqit janë ata të cilët kanë nevojë për lehtësira në forma të ndryshme, Al Petrol u përkujdes që sado pak t’ju dal në ndihmë. Këtë herë duke ju ofruar lehtësira për furnizim me derivate në kompaninë tonë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq ndihma e ofruar nga kjo kompani u çmua lartë edhe nga Oda Ekonomike Amerikane, ku sipas tyre ky duhet të jetë shembull edhe për kompanitë tjera private në Kosovë.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, falënderoi Al Petrolin për mbështetjen që i ofroi bujqve të Kosovës dhe ju bëri thirrje komunitetit të biznesit që ta ndjekin këtë shembull.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme