Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat për Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e parë (TM1) 2017, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
BPV në TM1 të vitit 2017 shënon rritje reale për 3.9% në krahasim me TM1 të vitit 2016.
Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: industria nxjerrëse (21.9%); ndërtimtaria (16.4%); shërbime të tjera (12.2%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (12.1%); tregtia me shumicë dhe pakicë (7.1%); transporti dhe magazinimi (6.7%); hotelet dhe restorantet (6.5%); afarizmi me pasuri të patundshme (5.9%); industria përpunuese (5.3%); dhe furnizimi me energji elektrikë, ujë dhe trajtimi i mbeturinave (1.5%).
Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e bujqësisë (4.0%) dhe administrimi publik (3.9%).
BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në keto aktivitete: formimi i bruto kapitalit (13.7%); eksporti i mallrave dhe i shërbimeve (4.5%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (3.9%); importi i mallrave dhe i shërbimeve (3.8%).
Ndërsa, rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (10.7%).
Uzuni “i mërzitur” që nuk e goditi penalltinë, k...
Nesër pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luc...
Netanyahu: Ofrojmë pesë milionë dollarë për çdo peng të liru...
Shqipëri-BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë: Mbrojtje nda...
Si ndryshon trupi nëse konsumoni xhenxhefil për 30 ditë
Nga formacioni deri tek interesimi i Juventusit/ Ardian Isma...