Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë procesin e zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në takimin që pati sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Me këtë rast ministri Lluka, duke falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i kanë dhënë Kosovës, tha se mbetet me besim që ky bashkëpunim do të fuqizohet edhe më tutje.
Po ashtu, ministri Lluka ka njoftuar diplomatin anglez lidhur me prioritetet e MZHE-së, me theks të veçantë sektorët strategjik, siç janë energjia, minierat, burimet e ripërtërira të energjisë dhe ato të eficiencës së energjisë, të cilat ndikojnë në sigurinë e furnizimit më energji elektrike, përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...